Pasi ndeshja kthyese ndaj Barcelonës është vetëm një javë larg, Juventusi ka vendosur për të bërë disa ndryshime të mëdha në 11-shen startuese për ndeshjen ndaj Pescaras.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është i vendosur për të bërë ndryshime madhështore në formacionin startues për ndeshjen në Serie A ndaj Pescars të shtunën pas fitores së famshme të kampionit italian ndaj Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi qëndron në krye të tabelës me gjashtë pikë më shumë se AS Roma derisa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në përfundim të garës për titull.
Por, për shkak të udhëtimit në ‘Camp Nou’ të mërkurën e ardhshme dhe për shkak të të qenurit afër sigurimit të një pozite në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores në ndeshjen e parë, Allegri është i gatshëm për t’i dhënë prioritet Evropës.
“Ne tani nuk duhet të hutohemi nga realiteti i kësaj situate sepse duhet të përgaditemi për ndeshjen ndaj Pescars për tu siguruar që të fitojmë titullin”
“Fatmirësisht, unë kam në dispozicion një skuadër të madhe dhe figurat kyçe të klubit nuk do të luajnë këtë ndeshje”
“Barcelona shënoi gjashtë herë ndaj Paris Saint Germain, kështu që ne kemi një punë të vështirë në ndeshjen e dytë”
Triumfi i fundit i Juves në Ligë të Kampionëve ka qenë në vitin 1996./arbresh.info
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet