Juventusi me mungesa në fazën defanzive përballë Ferencvarosit, formacionet e mundshme

10:11 | 4 Nëntor 2020
L G

Ferencvaros do të jetë nikoqir i Juventusit për takimin në kuadër të rrethin të tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të luhet në stadiumin ‘Puskas Arena’ me Zonjën e Vjetër që shihet si favoritë.

Për këtë sfidë, Ferencavrosi do të jetë vetëm pa lojtarin shqiptar Myrto Uzuni që është i infektuar me coronavirus.

Në anën tjetër, Andrea Pirlo nuk mund të llogarisë në lojtarët si Alex Sandro dhe Matthijs de Ligt që janë të lënduar, derisa Merih Demiral është i përjashtuar me karton të kuq nga takimi me Barcelonën.

Formacioni i mundshëm i Ferencvarosit: Dibusz; Heister, Kovacevic, Blazic, Lovrenscics; Kharatin, Somalia; Nguen, Siger, Zubkov; Isael.

Formacioni i mundshëm i Juventuesit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Chiesa, Rabiot, McKennie, Cuadrado; Ramsey, Ronaldo, Morata. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme