Juventusi kualifikohet në finale të Kupës së Italisë

23:14 | 20 Prill 2022
KRG

Juventusi ka arritur të kualifikohet në finale të Kupës së Italisë.

“Zonja e Vjetër” shënoi fitore 2:0 në shtëpi ndaj Fiorentinas, pasi paraprakisht kishin fituar 1:0 në ndeshjen e parë

Bernardeschi shënoi golin e parë në minutën e 32-të të ndeshjes.

Krejt në fund të ndeshjes, Danilo e dyfishoi epërsinë e vendasve.

Kështu, Juventusi kualifikohet në finale të Kupës së Italisë, aty ku do ta pres Interin.

Zikaltrit shënuan fitore bindësi ndaj Milanit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me rezultat 3:0, kurse paraprakisht kishin barazuar pa gola në ndeshjen e parë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme