Juventusi po zhvillon bisedime me Manchester United për Jadon Sanchon, sipas Sky Sports UK, duke diskutuar gjithashtu kushtet personale për anësorin që vlen 47 milionë euro.
Zonja e Vjetër ka ‘interes të fortë’ për lojtarin dhe po eksplorojnë kushtet e një marrëveshjeje, si dhe po flasin me rrethin e lojtarit për kushtet personale.
Sancho mund të jetë një alternativë për Nico Gonzalezin, ose edhe një lojtar më shumë në ekip, pasi ai mund të luajë në të majtë ose në të djathtë.
Ky hap vjen pasi Fiorentina njoftoi se nuk janë ‘kushtet e duhura’ për të shitur Nico Gonzalez te Juventusi, pasi nuk bie nën çmimin e 40 milionë eurove.
Nuk është sekret që Bianconerët ishin të interesuar për nënshkrimin e Sanchos, por shpresat e tyre u zbehën kur lojtari u pajtua me trajnerin Erik ten Hag dhe i dha fund grindjes së tyre.
Ai kaloi gjashtë muajt e fundit të sezonit në huazim te Borussia Dortmund. Kontrata e tij zgjat deri në qershor të vitit 2026, megjithëse ekziston një opsion për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër.
Juventusi do të tentojë huazimin me opsionin për të blerë lojtarin nga Manchester United, duke shpërndarë koston në disa vite, pasi vlera e tij llogaritet 47 milionë euro./Telegrafi/
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve