Juventusi kthehet te fitorja, konsolidon pozitën e katërt në Serie A

22:59 | 9 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Juventusi ka shënuar fitore si mysafir i Cagliarit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 32-të të Serie A.

Ndeshja nisi më mirë për Cagliarin që arriti të shënojë që në minutën e 10-të.

Lojtari i tyre kryesor Joao Pedro me një goditje të bukur gjeti rrjetën për 1-0.

Juventusi shënoi në minutën e 23-të, por që goli i shënuar nga Adrien Rabiot u anulua për prekje e dorë.

Paulo Dybala kishte rast të mirë në minutën e 31-të, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Zonja e Vjetër e gjeti barazimin në minutën e 45-të, kur harkimin e Juan Cuadrados e ktheu në gol Matthis de Ligt me një goditje të bukur me kokë (1-1).

Juventusi shënoi edhe me të filluar pjesa e dytë, por goli i Giorgio Chiellinit u anulua për pozitë jashtëlojë.

Por bardhëezinjtë nuk u ndalën dhe vazhduan sulmet derisa erdhi goli i fitores.

Një pasim i bukur i Dybalas gjeti Dusan Vlahovicin që shënoi për 2-1.

Deri në fund skuadrat tentuan për të ndryshuar rezultatin, por nuk ia arritën.

Juventusi mbetet në vendin e katërt me 62 pikë, pesë më pak se Milani lider që ka një ndeshje më pak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme