Juventusi ka arritur të marr një fitore të madhe si mysafir i Empolit me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A.
Ndeshja doli të jetë interesante me gola fe raste nga të dyja palët.
Të parët që kaluan në epërsi ishin juventinët që shënuan me Moise Kean që shënoi me kokë pas asistimit të Adrien Rabiot në minutën e 32-të.
Empoli barazoi rezultatin në minutën e 40-të, kur Szymon Zurkowski përfitoi nga një tollovi për ta dërguar topi në rrjetë për 1-1.
Por Juventusi e mbylli pjesën e parë në epërsi kur në kohën shtesë Dusan Vlahovic shënoi për 2-1.
Pjesa e dytë nis më qetë më skuadrat që ishin më të kujdesshme.
Juventusi shtoi epërsinë në dy gola me sulmuesin Vlahovic që përfitoi nga një asistim i Alvaro Moratas kur shënoi për 3-1 në minutën e 66-të.
Empoli u kthye në lojë në minutën e 76-të, kur Andrea La Mantia me një goditje të fortë nga brenda zonës shënoi për 3-2.
Vendasit ishin më kërkues në minutat e fundit, por që nuk arritën ta ndryshonin rezultatin.
Juventusi me këtë fitore përforcon pozitën e katërt me 50 pikë dhe tani është shtatë pikë larg liderit Milan që ka 57 pikë.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...