Sipas një raporti këtë pasdite nga gazeta italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, finalisti i Ligës së Kampionëve Juventusi ka arritur marrëveshje për të kryer transferimin e parë për këtë verë në Torino.
Lojtari për të cilin bëhet fjalë është Patrik Schick i Sampdorias, me të cilin “Bianconerët” kanë qenë të lidhur që një kohë të gjatë. Një marrëveshje ndërmjet klubit dhe lojtarit është arritur që disa javë, por ende jo edhe marrëveshja me Sampdorian, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, gazeta e lartpërmendur pretendon këtë pasdite që një marrëveshje është arritur pas negociatave dhe Juventusi ka siguruar transferimin e parë për këtë merkato verore për një tarifë prej 25 milionë euro.
Schick, një sulmues 21-vjeçar nga Republika Çeke, shkëlqeu në ligën më të madhe të Italisë këtë sezon duke shënuar 12 gola dhe duke krijuar 3 asistime pavarësisht se ka qenë startues në vetëm 15 ndeshje.
Forma e talentit të ri ishte impresive, madje legjenda e Juventusit, Pavel Ndvend, e ka krahasuar atë me sulmuesin Zlatan Ibrahiamovic./arbresh.info
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...