Google ADS

Juventusi konfirmon largimin e Gianluigi Buffon?

17:29 | 3 Maj 2018
Arbresh Info

Juventusi ka rritur çmimin e tiketave për ndeshjen e fundit të sezonit, atë kundër Veronas, gjë e cila mund të jetë një indikacion që kjo është ndeshje e fundit për Gianluigi Buffonin.

Portieri legjendar pritet të pensionohet me përfundimin e këtij sezonit, por deri tani asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë, transmeton portali arbresh.info.

Ndeshja e fundit në shtëpi për këtë sezon e Zonjës së Vjetër është kundër Veronas dhe çmimi i tiketave mund të lë të kuptohet se Gigi do t’i lë pas dorezat e tij.Tiketa më e lirë për ndeshjen e së shtunës kundër Bolognas është 35 euro, në pjesën veriore të tribunave dhe në atë jugore, ndërsa më e shtrenjta është 125 euro për pjesën qendrore të tribunave.

Për ndeshjen kundër Veronas, bileta më e lirë është 50 euro, ndërsa më e shtrenjta shkon deri në 180 euro.

Edhe pse ndeshje mund të jetë një festë për titull dhe mund të bëhet në mënyrë për të gjeneruar më shumë interesim, rritja e çmimit të tyre lë të kuptohet se ajo mund të jetë edhe si një lamtumirë për Buffonin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme