Juventusi raportohet se po kërkon ta kompletojë sulmin me transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang nga Arsenali, për të krijuar një dyshe me Cristiano Ronaldon.
Topçinjtë mund të detyrohen të shesin golashënuesit e tyre më të mirë në fund të sezonit, pasi futet në vitin e fundit të kontratës.
30-vjeçari ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje të re me Arsenalin, që do të thotë se ai mund të largohej falas në qershor 2021.
Sipas Le10 Sport, Juventus ka kontaktuar Arsenalin për të arritur një marrëveshje kur të hapet afati kalimtar.
Barcelona dhe Inter, gjithashtu besohet se janë të interesuar për yllin e ish-Borussia Dortmund.Aubameyang ka shënuar 20 gola në 34 paraqitje të këtë edicion.
Legjenda e Arsenalit, Emmanuel Petit, i ka dal në krahë Aubas për një largim nga klubi.
“Nëse unë do të isha Pierre-Emerick Aubameyang , unë do të largohesha nga Arsenali”, deklaroi ai, duke shtuar se Arsenali po kthehet në klub mesatar. /telegrafi
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero