Gjiganti italian Juventusi është duke kërkuar transferimin e mbrojtësin të Arsenalit, Shkodran Mustafit.
Bazuar në gazetën italiane ‘Calciomercato‘, “Zonja e Vjetër” ka identifikuar mbrojtësin shqiptar si shënjestër të tyre për transferim në merkaton dimërore, transmeton portali arbresh.info.
Mustafi ka pasur një sezon të përzier nën ngjyrat e Arsenalit deri tani dhe aktualisht është duke qëndruar jashtë fushe për shkak të lëndimit që mori në disfatën 3 me 1 ndaj Manchester United në Emirates.
Arsene Wenger mësohet se nuk dëshiron të heq dorë nga shërbimet e Mustafit të paktën deri në fund të sezonit, por Juventusi mund të reagoj në janar për të siguruar transferimin e tij pasi Benedikt Howedes do të qëndroj për një kohë të gjatë jashtë linjave.
Shkodran Mustafi ka realizuar një gol brenda 9 paraqitjeve këtë sezon te “Topçinjtë”./arbresh.info/
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...