Juventusi ka tri plane të ndryshme për të arritur te Mauro Icardi në këtë verë

21:51 | 2 Prill 2020
A. B.

Për rolin e sulmuesit, zgjedhja e parë e Fabio Paraticit ka qenë gjithnjë Mauro Icardi.

Siç e ka përmendur më parë drejtori sportiv i Juventusit, afati kalimtar i transferimeve mund të jetë i stilit NBA, pasi shumë klube do të kërkojnë të bëjnë marrëveshje shkëmbimi pas krizës së coronavitusit, e cila do të kaloj në krizë ekonomike.

Sipas Calciomercarto, Bianconerët kanë tri mënyra për të arrijë tek ish-lojtari i Interit.

Së pari kemi opsionin më të thjeshtë, por edhe më të vështirët për t’u zbatuar në këto ditë: pagesa me para të gatshme. Nëse PSG do ta blinte lojtarin, do të ishte më lehtë për Juventusit, sesa të negociojë me Interin.

Nga ana tjetër, nëse klubi francez e blen dhe e shet në Itali, duhet të paguajë edhe 15 milionë euro. Tarifa e transferimit do shkonte rreth 100 milionë euro.

Mundësia e dytë është ulja e tarifës së transferimit duke përfshirë lojtarë në marrëveshje. Paulo Dybala nuk është më në treg, por e ardhmja e Miralem Pjanic është në dyshim, megjithëse ai nuk arrin shifrën e 100 milionë eurove.

Për ta bërë këtë, Bianconerët mund të përfshijë edhe një pagesë të parave të gatshme ose Mattia De Sciglion. Tregu i stilit NBA mund të bindë dhe të kënaqë Juventusin dhe PSG-në.

Dhe në fund mundësia e tretë. Nëse PSG vendosi të mos e blejë Icardin, atëherë ai do të kthehet në Inter.

Sigurisht, Interit nuk do t’i ul çmimin Juventusit dhe nuk do të përfshijë Dybala si pjesë të ndonjë operacioni të mundshëm.

Sidoqoftë, të dy ekipet mund të ulen dhe të bisedojnë, por kjo mundësi është më pak e arritshme. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme