Juventusi po vazhdon të mbetet i interesuar për të arritur një marrëveshje me Manchester United për transferimin e Joshua Zirkzee në janar, por nëse nuk arrihet kjo, ‘Zonja e Vjetër’ tashmë ka një plan B.
Sipas raportimeve të fundit, ‘Bianconerët’ kanë vënë në shënjestër sulmuesin francez Randal Kolo Muani, i cili nuk po gjen hapësirat e duhura tek Paris Saint-Germain.
Drejtuesit e klubit italian po shpresojnë që ta shtojnë një tjetër sulmues në radhët e tyre për t’i bërë konkurrencë Dusan Vlahovic, por pasi shpenzuan shumë gjatë verës, klubi me gjasë do synojë transferime në formë huazimi, ose lojtarë të lirë.
Kjo është arsyeja pse Kolo Muani ka tërhequr interesimin e tyre, pasi sipas Corriere dello Sport, PSG-ja është e gatshme t’i konsiderojë ofertat për huazim me mundësinë e blerjes së kartonit të tij.
Ani pse ai u transferua tek kampioni francez për shumën e 80 milionë eurove plus shtesave në 2023, Kolo-Muani nuk është më në planet e trajnerit Luis Enrique dhe për këtë arsye do të synojë largimin nga ‘Parc des Princes’ gjatë javëve në vazhdim.
Siç shton tutje raporti, Juventus tashmë ka biseduar me agjentin e Kolo Muanit teksa kanë përfshirë edhe ndërmjetës për t’i lehtësuar negociatat me PSG-në.
Sidoqoftë, ata nuk janë të vetëm në garë për shërbimet e tij, pasi interesim për lojtarin kanë shprehur edhe klube si Manchester United, Liverpool dhe Tottenham./Telegrafi/
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë