Bazuar në raportet e fundit nga portali spanjoll i lajmeve sportive Don Balon, Juventusi tashmë ka rezervuar trajnerin Zinedine Zidane për të marrë detyrën gjatë verës si zëvendësues i Max Allegrit.
Zidane u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar duke fituar tri herë rresht titullin në Ligë të Kampionëve me gjigantin në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo u largua nga klubi, ashtu bëri edhe Zidane duke lënë të tronditur bordin dhe tifozët e Real Madridit.
Tani, Zidane dhe Cristiano Ronaldo të ribashkohen në Torino për shkak se Zidane pritet të rikthehet te klubi që shkëlqeu si lojtar.
Zidane, ashtu siç raporton portali i lartpërmendur, është po ashtu tepër i interesuar për të nënshkruar me Marco Verrattin, në rast se merr detyrën nga Allegri te Juventusi.
Verratti aktualisht luan te skuadra në Liga 1 – PSG, por ka qenë një shtyllë kryesore e skuadrës italiane.
Verratti konsiderohet si njëri nga mesfushorët më të talentuar në botë dhe do të ishte një opsion më i mirë sesa Paul Pogba i Manchester United që është duke u përfolur për një rikthim të mundshëm./arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...