Juventusi injoron tifozët dhe Agnelli nuk jep dorëheqje

17:00 | 21 Prill 2021
A. B.

Juventus është i vetmi klub i Serie A që nuk ka përmendur tifozët në deklaratën e tyre për Superligën Evropiane dhe Andrea Agnelli nuk duket i gatshëm të japë dorëheqjen si President.

Agnelli i tha Reuters se Superliga nuk mund të përparojë më pasi gjashtë klubet e Ligës Premier janë tërhequr nga gara.

Pronari i Liverpoolit, John William Henry u kërkoi falje tifozëve të The Reds dhe kështu bëri edhe Arsenali në një deklaratë zyrtare.

Manchester City ishte i vetmi klub i Ligës Premier që nuk përmend përkrahësit e tyre në deklaratën e tyre dhe e njëjta gjë vlen për Juventusin në Itali.

Interi njoftoi tërheqjen e tyre nga gara, duke u kërkuar falje tifozxëve për tollovinë e shkaktuar dhe hapin e nxituar.

Milani nuk tha në mënyrë të qartë se ata tërhiqen nga Superliga, por këmbënguli që klubi duhet të jetë i ndjeshëm ndaj zërave të tifozëve të tyre dhe atyre që e duan futbollin.

Juventusi nuk përmendi tifozët e tyre, derisa njoftoi se i besojnë projektit të garës së re në futboll.

Ndërkohë, presioni po rritet mbi presidentin Andrea Agnelli, një nga arkitektët kryesorë të projektit dhe nënkryetari i Superligës.

Ed Ëoodëard, nënkryetari tjetër, dha dorëheqjen si nënkryetar ekzekutiv i Manchester United dje pasi doli që klubet e Ligës Premier do të tërhiqeshin nga gara.

Ka raporte që Agnelli mund të zëvendësohet nga kushëriri i tij Alessandro Nasi si kryetar i Juventusit, por klubi e mohon atë, duke e etiketuar thashethemet si lajme të rreme.

Fakti që klubi nuk u kërkoi falje tifozëve, dhe as nuk tregoi shenja keqardhje në deklaratën e tyre sugjerojnë që Agnelli nuk është i gatshëm të japë dorëheqjen.

Mbetet të shihet nëse dikush tjetër, përkatësisht drejtori gjeneral i Exor, John Elkann, do të pranojë të lërë Agnelli në vendin e tij pas rënies së projektit të Superligës dhe gjithashtu duke marrë parasysh situatën financiare të Juventusit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme