Juventusi thuhet se është i përkushtuar për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salahn, gjatë merkatos verore të transferimeve.
Juve është afër titullit në Serie A për të tetën herë rresht, por kampioni italian sërish ka dështuar për të pasur sukses në Ligë të Kampionëve pas eliminimit nga Ajaxi në çerekfinale, transmeton portali arbresh.info.
“Zonja e Vjetër” do të shpenzojë shumë gjatë verës dhe sipas një raporti nga Gazzetta dello Sport, Salah është shënjestra kryesore e klubit në merkaton e ardhshme për shkak se ata synojnë trofeun e parë evropian që nga viti 1996.
Liverpooli ka mohuar së fundmi sugjerimet se Salah mund të largohet nga Anfieldi këtë verë ndërkohë që edhe Real Madridi thuhet të jetë duke monitoruar zhvillimet.
Megjithatë, është raportuar se Juventusi do të luftojë shumë për të siguruar shërbimet e Salahs, i cili ka shënuar 23 herë dhe ka kontribuar me 11 asistime brenda 46 ndeshjeve për Liverpooolin gjatë sezonit 2018/19.
Qysh pas arritjes së tij në Anfield, 26-vjeçari ka shënuar 67 gola brenda 98 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet./arbresh.info/
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...