Google ADS

Juventusi i vendos çmim mesfushorit Miralem Pjanic

09:54 | 6 Qershor 2018
Arbresh Info

Mesfushori i shumëkërkuar i Juventusit, Miralem Pjanic është përfolur shumë për transferim larg nga klubi në Turin këtë verë derisa Barcelona dhe Real Madridi thuhet se janë duke kërkuar shërbimet e tij.

Mesfushori boshnjak ka arritur të bëhet një figurë kyçe në qendër të mesfushës së Zonjës së Vjetër qysh pasi iu bashkua klubit pas largimit nga AS Roma në vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, kampioni italian e ka vendosur yllin e tyre në merkato duke informuar gjithashtu rivalët në La Liga se ata i kanë vendosur një çmim lojtarit të tyre.

Çdo klub që dëshiron të nënshkruaj me reprezentuesin boshnjak këtë verë duhet të paguaj një shumë prej 80 milionë euro.

Juventusi nuk do të jetë dakord për asgjë më të vogël se çmimi i lartpërmendur për shkak se atyre iu duhen fonde për të transferuar sulmuesin e Lazios, Sergej Milinkovic Savic.

Kampioni në Serie A nuk ka ndërmend shitjen e lojtarëve, por do të shes vetëm ata që “kërkojnë të largohen”./arbresh.info/

Të ngjashme