Juventusi është klubi i parë i Serie A që ia ka uruar Interit titullin në Serie A për sezonin 2020/21.
Juventusi i kishte fituar nëntë tituj radhazi në nëntë vitet e fundit në Serie A por dështoi ta fitojë të dhjetin radhazi me Andrea Pirlon në stol.
Njeriu që e pati nisur këtë atë cikël fitues të Juventusit më 2011/12, Antonio Conte, i dha fund mbizotërimit të bardhezinjve këtë sezon si trajner i Interit.
Pavarësisht të gjithave, Juventusi mori mundin që i pari ta urojë rivalin e vet për titullin e këtij viti.
“I lumtë Interit për fitimin e titullit të Serie A 2020/21”, shkroi Juventusi në Twitter.
Interi i Antonio Contes e fitoi titullin në sezonin 2020/21 edhe matematikisht, pas barazimit të Atalantës 1:1 me Sassuolon të dielën.
Interi e mundi 2:0 Crotonen të shtunën, i vetëdijshëm se dështimi i Atalantës për ta mundur Sassuolon të nesërmen do ta zyrtarizonte kampion të Italisë, katër ndeshje para përfundimit të sezonit.
Zikaltrit i kanë mbledhur 82 pikë në krye të tabelës në Serie A, 13 më shumë sesa Atalanta në vendin e dytë dhe sesa Milani në vendin e tretë.
Ky është titulli i parë i Interit që prej sezonit 2009/10, kur e kishte fituar për herë të fundit nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.
Ndërsa, për Conten ky është titulli i katërt në karrierë si trajner, i pari me Interin, pasi tre të tjerë i kishte fituar me Juventusin. /Gazeta Express/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...