Juventusi ka paralajmëruar të gjitha klubet që janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit argjentinas, Paulo Dybala.
Gjiganti italian ka pranuar disa oferta për sulmuesin e tyre, Paulo Dybala, duke përfshirë edhe Manchester United.
Jose Mourinho e dëshiron me çdo kusht dhe beson se United janë favoritë për nënshkruar me të.
Sipas “Calciomercato” Juventusi ka paralajmëruar të gjithë klubet që janë të interesuar për Dybala, transmeton arbresh.info.
Besohet se djajtë e kuq kanë ofruar 70 milionë euro dhe mesfushorin armen, Henrikh Mkhitaryan, por si duket kjo ofertë do të refuzohet.
Dybala kërkohet nga shumë klube dhe kohëve të fundit për të ka filluar të interesohet edhe Barcelona.
24 vjeçari në këtë sezon ka shënuar 14 gola në 18 paraqitje në Serie A. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...