Juventusi po përgatiten të ofrojë 40 milionë euro në tavolinë për yllin norvegjez, të RB Salzburgut, Erling Braut Haaland.
Sipas gazetarit të Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, Mino Raiola tashmë po peshon një lëvizje për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit që la gjurmë në këtë fillim sezoni në Ligën e Kampionëve.
Bianconerët janë në kërkim të forcimit të opsioneve të tyre sulmuese dhe sensacioni në Austri ashtu edhe në Evropë nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet më të mëdha të kontinentit.
Pas një goli tjetër mbrëmë, norvegjezi ka quar në 12 shifrën e golave në Bundesligën Austriake, ndërsa në gjithsej 22 gola në 15 ndeshje në të gjitha garat.
Gara për transferimin e Haaland do të jetë shumë e fortë, pasi përveç Juventusit shërbimet e tij i duan edhe shumë klube tjera të mëdha shkruan telegrafi.
Manchester Unitedi dhe Real Madridi kanë qenë të lidhur gjithashtu me shënuesin klinik të golave, por Juventusi dëshiron të jetë konkret me një ofertë 40 milionë eurosh për të mposhtur rivalët e tyre evropianë.
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA