Juventusi e ka mundur Lazios në një ndeshje derbi të Serisë A të shtunën në Torino, me Cristiano Ronaldo që ende nuk ia ka dalë ta gjejë golin e parë në ligën elitare italiane përkundër përpjekjeve të mëdha.
Juventusi e priti Lazion në “Allianz Stadium” në kuadër të javës së dytë të edicionit të ri 2018/19 të kampionatit italian Serie A, duke e mposhtur 2-0.
Skuadrës së Max Allegrit iu deshën gjysmë ore lojë për ta gjetur golin e epërsisë, kur Miralem Pjanic u shfaq me një goditje të mrekullueshme nga largësia, e cila e mposhti Thomas Strakoshën, për t’i dhënë Juves epërsinë mbase të merituar.
Kaq kishte prej një pjese të parë të dominuar në posedim dhe me raste më të mira për vendasit.
Kampioni në fuqi ishte më i rrezikshëm edhe në pjesën e dytë duke krijuar më shumë sesa mysafirët. Mario Mandzukic ia shpërbleu mundin bashkëlojtarëve të vet kur shënoi nga një top të cilin Ronaldo dështoi ta fuste në portën e Strakoshës, në minutën e 75-të.
Pak para golit të sulmuesit kroat, Ronaldo ishte shumë pranë golit debutues në Serie A, por numri një i Lazios dhe portieri i kombëtares shqiptare Strakosha ia mohoi atë me një super pritje.
Kjo ishte fitorja e dytë në dy ndeshjet e para këtë sezon të ri për Juventusin, që tani ka 6 pikë në krye të Serisë A.
Ndërkohë, Lazio e shqiptarëve Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi, me këta të fundit që nuk luajtën në këtë takim, e pësoi edhe humbjen e dytë, pas asaj ndaj Napolit një javë më parë, dhe mbetet pa pikë.
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...