“Juventusi është shtëpia ime” – Bonucci i kënaqur me rikthimin

08:11 | 3 Gusht 2018
Arbresh Info

Leonardo Bonucci beson se është rikthyer në shtëpi pas ri-nënshkrimit me Juventusin vetëm një vit pas largimit të tij tronditës për kalim te AC Milani.

Qendërmbrojtësi i Italisë siguroi rikthimin në Torino të enjten si pjesë e marrëveshjes që në drejtimin tjetër dërgoi Mattia Caldaran si një zëvendësues të tij, transmeton portali arbresh.info.

“Ishte e vështirë për të imagjinuar që kjo mund të ndodhë, por është fantastike që ndodhi”, ka thënë 31-vjeçari për kanalin zyrtar të Juventusit.

“Jam shumë i ngazëllyer. Torino është shtëpia ime dhe Juventusi është shtëpia ime, prandaj jam shumë i lumtur që jam kthyer”

Juventusi nis edicionin me ndeshjen kundër Chievos më 18 gusht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme