Google ADS

Juventusi është i interesuar të huazojë Frenkie de Jong

18:26 | 21 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Rikthimi i Pedirt ka ardhur si një lehtësim masiv për Xavi Hernandez, por lajmi nuk është edhe aq i kënaqshëm për Frenkie de Jong. Rritja e Gavit dhe Nico tashmë e sheh mesfushorin holandez në plan të dytë për formacionin startues.

De Jong ka luftuar për të lulëzuar nën menaxherin e rid he me të drejtë ka rënë në vendin e pestë. Duke pasur parasysh përfshirjen e tij të reduktuar, spekulimet në lidhje me të ardhmen e tij kanë filluar të qarkullojnë, për më tepër, ai tani nuk ka një pozicion të përcaktuar në ekip.

Sipas raportimeve nga “Calcio Mercato”, Juventusi është i interesuar të huazojë lojtarin për një periudhë prej 18 muajsh. Marrëveshja do të përfshinte një opsion blerjeje prej 40-50 milionë euro.

Bianconerët kanë pasur vështirësi me mesfushën e tyre këtë sezon, me asnjë nga mesfushorët e tyre qendrorë si Arthur Melo, Manuel Locatelli, Adrien Rabiot,  Aaron Ramsey, Adrien Bentancur dhe West McKennie që janë aktivizuar vazhdimit.

Një vit më parë, do të ishte e pamundur të imagjinohej një dalje për Frenkie de Jong. Ish-ylli i Ajaxit mendohej të ishte e ardhmja e mesfushës së Barcelonës, por rënia e tij gjatë muajve të fundit është evidente./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme