Juventusi është befasuar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) duke u eliminuar nga Atalanta në Kupë të Italisë.
Me një fitore me rezultat të thellë 3 me 0 në shtëpi, Atalanta ka kthyer prapa të dëshpëruar “Zonjën e Vjetër” pas takimit të zhvilluar në kuadër të çerekfinales, shkruan portali arbresh.info.
Gabimet në mbrojtje i kushtuan shumë skuadrës së Massimiliano Allegrit, e cila nuk do të jetë tani në gjendje të mbrojë këtë trofe.
Timothy Castagne shënoi golin e epërsisë në minutën e 37′ para se Duvan Zapata të realizonte për 2 me 0 vetëm dy minuta më vonë.
Sulmuesi qendror shënoi edhe golin e dytë pas një tjetër gabimi nga mbrojtja e kampionit në fuqi të Italisë duke shënuar për 3 me 0 në minutën e 86′.
Me këtë paraqitje të shkëlqyer, Atalanta e Etrit Berishës, i cili bëri një paraqitje shumë të mirë sonte, vazhdon tutje në gjysmëfinale.
Ndryshe, kjo ishte disfata e parë sezonale për Juventusin brenda të gjitha kompeticioneve./arbresh.info/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...