Cristiano Ronaldo do të kthehet në Real Madrid apo do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, nëse largohet nga Juventusi këtë verë, sipas gazetës spanjolle AS.
Juventusi është i gatshëm ta shesë Ronaldon për vetëm 25 milionë euro në verë, sepse kjo është shifra më e ulët me të cilën mund ta shesë atë dhe të mos humbasë.
Nëse bardhezinjtë dështojnë ta sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, atëherë largimi i sulmuesit portugez nga Torino është i sigurt.
Çështja është gjetja e një klubi që është i gatshëm ta paguajë rrogën marramendëse të 36-vjeçarit.
Prandaj, sipas AS, Real Madridi dhe PSG-ja janë dy klubet e vetme që mund ta përballojnë Ronaldon financiarisht.
PSG-ja do të ishte e gatshme t’ia ofronte Juventusit Mauro Icardin apo Moise Keane në një marrëveshje shkëmbimi për Ronaldon.
Icardi është mundësi më e madhe, sepse përveç se e ka humbur vendin në skuadrën e Mauricio Pochettinos, ai ka qenë synim i kampionit italian për një kohë të gjatë./Gazeta Express/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...