Google ADS

Juventusi e sheh Armando Brojës si zëvendësues perfekt të Arkadiusz Milik i cili pritet të largohet

15:47 | 2 Gusht 2024
KRG

Juventusi ka filluar seriozisht të mendoj një lëvizje për sulmuesin shqiptar të Chelseat, Armando Broja, pasi bardhezinjtë po kërkojnë të zëvendësojnë Arkadiusz Milik.

Bianconerët kanë vendosur në listën e transferimeve sulmuesin 30-vjeçar polak këtë verë, pasi ata kërkojnë të rigjallërojn skuadrën nën drejtimin e trajnerit të ri Thiago Motta.

Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli është i prirur të lirohet nga paga e lojtarit prej 3.5 milionë eurosh për sezon.

Broja nuk është pjesë e projektit të ri të Enzo Maresca në Chelsea dhe klubi është i prirur të gjejë një blerës për sulmuesin në javët e ardhshme, duke preferuar një transferim përfundimtar sesa një marrëveshje huazimi.

Aktualisht nuk ka oferta konkrete për 22-vjeçarin shqiptar, duke e lënë në dyshime të ardhmen e sulmuesit tonë.

Gazzetta dello Sport shkruan se si Juventusi ka filluar të mendojë për të bërë një lëvizje për Brojën në ditët në vijim, i etur për të gjetur një zëvendësues të besueshëm për Milik në skuadrën e re të Mottas.

Zonja e Vjetër po mendon të propozojë një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje të bashkangjitur, duke shpresuar se mungesa e konkurrencës do t’i bëjë blutë më të hapur ndaj këtij stili marrëveshjeje.

Evertoni dhe Southaphtoni janë klubet angleze që e kanë po ashtu në listën e transferimeve Armando Brojën./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme