Kampioni në fuqi i Italisë, skuadra e Juventusit ka arritur t’i marrë tri pikë tejet të vështira në javën e 21-të në Serie A, duke e mposhtur Lazion në udhëtim me rezultat, 1:2.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë vendasit kaluan në epërsi fal auto-golit të Emre Can në minutën e 59’-të.
Juventus arriti ta barazonte rezultatin në 1 me 1, fal Joao Cancelos (74’), ndërsa Cristiano Ronaldo ia fitoi tri pikë torinasëve, pasi shënoi nga penalltia në minutën e 77’-të.
Për Lazion, portieri Thomas Strakosha luajti nga minuta e parë kurse Valon Berisha hyri në lojë në pjesën e dytë.
Pas xhiros së 21-të, Juventus është në vendin e parë me 59 pikë, ndërsa Lazio në të shtatin me 32 sosh.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...