Google ADS

Juventusi e dëshiron me çdo kusht Chiesan

10:32 | 19 Prill 2019
Arbresh.info

Federico Chiesa është objektivi kryesor i Juventusit për repartin e sulmit.

Sulmuesi italian ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e Fiorentinës dhe është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Juventusi mbetet favorit për nënshkrimin e lojtarit dhe për këtë është gati t’i sakrifikojë tre futbollistë.

Juan Cuadrado, Mattia De Sciglio dhe Leonardo Spinazzola i janë ofruar Fiorentinës në këmbim të Chiesas.

Klubi nga Firenze ende nuk ka dhënë një përgjigje rreth kësaj oferte, por vështirë se do ta pranojë.

Fiorentina i ka bërë të qartë skuadrave se për ta lënë të lirë yllin e tyre kërkon vetëm para.

Skuadra që drejtohet nga Vincenzo Montella dëshiron së paku 60 milionë euro për Chiesan.

Kujtojmë që për lojtarin në garë janë edhe Inter, Napoli dhe Roma. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme