Juventusi do të testojë vendosmërinë e Real Madridit për Toni Kroos.
Kështu raporton Paolo Paganini i RAI-t , i cili bën të ditur se klubi italian do të bëjë një përpjekje në janar për mesfushorin e Los Blancos.
Marrëveshja aktuale e Kroos me Real Madridin skadon në qershor, ndërsa lojtari ka të drejtë negociatash me të gjitha klubet që nga janari.
Paganini tha për Bianconerinews.it: “Kroos do të vlerësojë ofertat e tjera, përfshirë atë të Juventusit pas sondazhit të disa javëve më parë, i cili mu konfirmua në Monte Carlo”.
“Mesfushori është në një udhëkryq: të përfundojë karrierën e tij në Real Madrid ose të shkojë diku tjetër”.
“Në Spanjë njerëzit po flasin përsëri për Kroos, kontrata e tij skadon në 2024 dhe së shpejti do t’i kërkohet të vendosë për të ardhmen e tij. Juventus mund të përpiqet të bëjë një lëvizje”, ka shtuar më tej ai./Telegrafi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit