Google ADS

Juventusi dhe Roma në garë për talentin italian të Benficas

16:13 | 21 Janar 2018
Arbresh.info

Mesfushori italian, Bryan Cristante, është shumër afër largimit ngë Benfica.

Cristante në këtë sezon është i huazuar në Atalanta deri në fund të këtij sezoni.

Supertalenti italian në këtë sezon ka shënuar nëntë gola, gjashtë në Serie A dhe tre të tjerë në Ligën e Evropës.

Sipas medieve italiane në garë së fundmi është futur edhe Roma që po e kërkon transferimin e tij në verë.

‘Giallorosët’ mund ta humbasin Radja Nainggolanin dhe Cristante shihet si zëvendësuesi i tij.

Benfica është e gatshme ta lë të lirë lojtarin nëse paguhet shuma prej 30 milionë eurove. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme