Superndeshja e javës së 26-të në Serie A, do të zhvillohet mes Juventusit dhe Interit.
Kjo ndeshje është vendosur që të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Por jo vetëm që do të luhet pa tifozë, por nuk do të ketë as deklarata trajnerësh përpara sfidës.
Për shkak të përhapjes së madhe dhe rrezikut që përcjell Coronavirusi në Itali dy klubet Juventusi dhe Interi kanë anuluar konferencat e trajnerëve të tyre Maurizio Sarri dhe Antonio Conte.
Nuk do të ketë një përballje deklaratash mes dy trajnerëve dhe gjithçka do t’i lihet fushës së lojës.
Nuk janë vetëm Conte dhe Sarri që nuk do dalin në konferenca për shtyp pasi shumë klube që bëjnë pjesë në zonat e prekura nga Coronavirusi dhe që ndeshjet e tyre do t’i luajnë pa tifozë kanë anuluar konferencat e trajnerëve.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?