Klubi i madh italian, Juventusi po shikon mundësinë e ‘rrëmbimit’ të anësorit sulmues të Manchester United, Tahith Chong.
Sipas mediumit Daily Mail, Chong mbetet jashtë kontratës në fund të sezonit dhe marrëveshja për zgjatjen e saj nuk është arritur ende.
Interesi nga kampionët e Serisë A, ndër të tjera në të gjithë Evropën, paraqet një situatë të ngjashme me vitin e fundit të Paul Pogbas në kohën tij të parë në Old Trafford.
Juventusi është shumë i interesuar të nënshkruar me talentin 19-vjeçar të Manchester Unitedit, Tahith Chong.
Pogba përfundimisht u largua drejt Juves në një transferim të lirë në vitin 2012 përpara se Unitedi ta blej prapë mesfushorin për një rekord botëror prej 105 milionë eurosh katër vjet më vonë.
Chong shënoi gol para një përfaqësuesi të Juventusit kur skuadra e United U-23 mposhti Stoke Cityn 3-1 të premten e kaluar dhe ka bërë tre paraqitje për ekipin e parë këtë sezon.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...