Juventusi thuhet se është takuar sot (e mërkurë) me agjentin e Medhi Benatias duke i treguar atij se duhet të harrojë largimin në janar për kalim në Marseille, Arsenal apo diku tjetër.
Mbrojtësi ka qenë dukshëm i frustruar si pasojë e mungesës së tij në fushë dhe pritet të largohet në fund të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Calciomercato, Benatia dhe agjenti i tij janë takuar me drejtorët e Juventusit këtë pasdite.
Ai ka kërkuar shitjen e tij, por klubi ka përsëritur pozitën e tyre që për shkak të lëndimit të Andrea Barzaglit, ata nuk mund të përballojnë të lejojnë largimin e 31-vjeçarit.
Interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Olympique Marseille dhe Arsenalit, ndërkohë që “Topçinjtë” kërkonin shkëmbimin e tij në marrëveshjen me mesfushorin Aaron Ramsey në mënyrë për t’i lejuar atij largimin gjashtë muaj më herët.
Benatia ka bërë vetëm gjashtë paraqitje kompetitive për skuadrën e Juventusit këtë sezon./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...