Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim me rezultat 2-2 ndaj Atalantaës, në kuadër të xhiros së 28-të në Serie A.
Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen duke krijuar avantazh në minutën e 35-të përmes Koopmeiners, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo ‘Zonja e Vjetër’, gjeti forcën dhe u rikthye në pjesën e dytë, për të barazuar fillimisht me anë të Andrea Cambiasos, në minutën e 66-të.
Kurse katër minuta më vonë gjeti edhe golin e epërsisë, me realizator polakun, Milik.
Por Atalanta gjeti barazimin vetëm pas pesë minutave, ku Berat Gjimshiti asistoj për Koopmeiners i cili realizoi golin e dytë personal.
Dy skuadrat deri në fund kërkuan golin e fitores por nuk ia arritën dot.
Me këtë barazim Juventusi ka humbur pozitën e dytë dhe tani është i treti me 57 pikë, një më pak se Milani që tani zotëron vendin e dytë.
Kurse Atalanta është e gjashta në tabelë me 47 pikë./Arbresh.info/
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...