Juventusi ka arritur me shumë vështirësi të mposhtë Ferencvarosin në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-1.
Pas vetëm 19-të minutash lojë në Allianz Stadium, Myrto Uzuni i shënoi Zonjës së Vjetër një gol të bukur, me një asistim të Nguen.
Por, mysafirët nuk arritën të mbanin epërsinë e krijuar, pasi Cristiano Ronaldo (35′) i barazoi shifrat në 1-1 me një shërbim të Juan Cuadrados.
Në 45 minutat e dytë, Juventusi tentoi të dilte në eposi, mirëpo Ferencvarosi nuk lejoi hapësira.
Majde, mysafirët në disa raste merrnin edhe zemër, duke dalë përpara për të rrezikuar kampionin nga Serie A.
Në sekondat e fundit të takimit, Juventusi arriti që të përmbyste rezultatin me anë të Alvaro Moratas që shënoi në minutën e 90+2.
Me këtë barazim, Juventusi është në vendin e dytë me 7 pikë, pesë më pak se Barcelona, Ferencvarosi me dy dhe Dinamo Kievi me një. /Telegrafi/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...