Juventusi arrin marrëveshje me yllin e Bayernit

16:48 | 11 Korrik 2017
Arbresh Info

Sipas një numri të madh raportesh nga mediat në Itali këtë pasdite, Juventusi ka siguruar marrëveshje me anësorin e Bayern Munichut, Douglas Costa,  i cili thuhet se do t’i nënshtrohet testimeve mjekësore nesër në Torino.

Thashethemet javën e kaluar pretenduan që “Zonja e Vjetër” ka rritur përpjekjet e tyre për të nënshkruar me futbollistin brazilian, pasi ishte duke kërkuar transferimin e tij që nga muaji maj, transmeton portali arbresh.info.

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta ishte në Munich këtë pasdite për detajet e transferimit derisa mediat si ‘Sky Italia’, ‘Calciomercato’ dhe ‘Gazzetta dello Sport’ insistojnë se marrëveshja është arritur dhe Costa tani është një lojtar i Juventusit.

Kampioni në Serie A ka bindur homologun e tyre në Bundesliga për të pranuar transferimin e tij në formë huazimi për 6 milionë euro, me obligimin për blerje për 40 milionë.

Sidoqoftë, mbetet ende e pa qartë nëse marrëveshje për huazim është për një apo dy vite./arbresh.info

Douglas Costa, anësori i Bayern Munichut
Douglas Costa, anësori i Bayern Munichut

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme