Juventusi raportohet se ka ndryshuar mendjen e tyre për hapjen e stadiumit Allianz për prezantimin e Cristiano Ronaldos të hënën.
Portugezi nënshkroi për kampionin italian duke finalizuar transferimin prej 100 milionë euro nga Real Madridi dhe do të arrijë në Torino javën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Sot (e enjte), ‘Gazzetta dello Sport’ raportoi se superylli do të prezantohet në stadium, por tani gazeta shton se disa “probleme” do ta ndalojnë atë.
Edhe pse policia lokale është siguruar se ata mund të menaxhojnë kontrollin e eventit, duket se kjo nuk është aq e thjeshtë dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për të aranzhuar gjithçka në vend.
Polica duhet gjithashtu të pozicionohet në aeroportin Caselle, në objektin J-Medical dhe në selitë e Continassas për të mbajtur në kontroll turmat e mëdha të tifozëve që pritet të jenë të pranishëm për mirëpritjen e Cristiano Ronaldos./arbresh.info/
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz