Google ADS

Juventusi anulon dy ndeshje

18:31 | 11 Korrik 2017
Arbresh Info

Juventusi ka anuluar dy ndeshje miqësore të planifikuara për t’i zhvilluar në Meksikë kundër Monterrye dhe Tigers më 18 dhe 19 korrik.

“Zonja e Vjetër” kishte njoftuar zyrtarisht pjesëmarrjen disa javë më parë në ‘SuperCupa Tecate 2017’, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, një ndryshim në orar bëri që gjiganti në Torino të mos ketë mundësi të jetë pjesë e këtij turneu.

“Juventusi ua përcjell keqardhjen Tecates, tifozëve dhe dy klubeve Monterry dhe Tigres, të cilave iu urojmë suksese në sezon me shpresën që do të takohemi në të ardhmen”, shkruan klubi në një deklaratë.

“Në të njëjtën kohë, Juventusi falënderon Tecate, një partner strategjik në rajon për rëndësinë dhe zhvillimin e brendit të Bianconerëve në Meksikë, për mundësinë e ofruar në këtë event dhe ne do të punojnë në iniciativat e ardhshme, tashmë në konsideratë, dedikuar tifozëve të Juventusit në Meksikë”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme