Juventus vihet në ‘sulm’ për Sergio Ramos-in

15:03 | 13 Tetor 2020
Arbresh Info

Juventus-i është i interesuar për shërbimet e kapitenit të Real Madrid-it, Sergio Ramos, kontrata e të cilit skadon në qershorin e vitit 2021.

Sipas El Chiringuito, bisedimet mes Ramos-it dhe Real-it ende nuk janë nisur dhe Juventus-i është i gatshëm të bëjë ndonjë ofertë për qendërmbrojtësin, transmeton portali arbresh.info.

“Bianconerët” do t’i ofrojnë spanjollit ribashkimin me ish yllin e Real Madrid-it, Cristiano Ronaldo në Torino.

Ramos fiton 11.7 milionë euro për sezon të klubi katalunas dhe kontrata i skadon në verë, por nuk është vetëm “Zonja e Vjetër” duke vëzhguar situatën.

PSG gjithashtu është e gatshme të ‘luftojë’ për 34-vjeçarin, që mund të largohet në verë si agjent i lirë.

Ramos me Spanjën ka fituar Kupën e Botës dhe dy herë Evropianin, kurse me Real-in katër herë Ligën e Kampionëve, pesë herë La Liga-n dhe dy herë Kupën e Mbretit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme