Juventus ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Cagliarit me rezultat 2:0.
Skuadra e Massimiliano Allgerit ka shënuar edhe fitoren e pestë radhazi në Serie A, duke ngritur kështu epërsinë në shtatë pikë ndaj ndjekësit të parë, Romës.
Juventusi ka dominuar ndeshjen në Sant’Elia të Cagliarit, por për të parë golin e parë në ndeshje u desh të presim minutën e 37.
Ishte sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili shënoi një gol të bukur nga afërsia pas asistimit të Claudio Marchisios dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Edhe pjesa e dytë i takoi ‘Zonjës së Vjetër’, të cilët e diktonin tempin e lojës në çdo moment dhe kohë pas kohe rrezikonin portën e vendasve.
Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua poashtu nga Higuain, i cili dyfishoi epërsinë në minutën e 47 të ndeshjes pas një asistimi të bukur nga Paulo Dybala.
Deri në fund të ndeshjes, pati shumë raste tjera për gol, sidomos nga skuadra mysafire, por pa arritur t’i tundin rrjeta dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Juves me rezultat 2-0, ndërsa vlen të theksohet që Cagliari e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë, pasi në minutën e 67 u ndishku me të kuq Nicolo Barella.
Pas kësaj fitore, Juventusi prinë kampionatin me 60 pikë apo shtatë më shumë se Roma në vend të dytë, ndërsa Cagliari renditet në vendin e 15 me 27 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=WBimsTMdEoY
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...