Google ADS

Juventus v Real Madrid – Shansi për hakmarrje

15:20 | 16 Mars 2018
Arbresh Info

“Sërish ti?” është fraza që do të shqiptohet nga të dy, Juventusi dhe Real Madridi, kur ata të përballen fytyrë me fytyrë në Turin në javën e parë të muajit prill.

Në mendjen e disa njerëzve do të jetë finalja e sezonit të fundit në Ligë të Kampionëve, ndeshja e cila është përsëritje e saj, shkruan ‘Marca’, transmeton portali arbresh.info. Për të tjerët, ata do të thonë se “Zonja e Vjetër” është skuadra e vetme që ka eliminuar Real Madridin nga ky kompeticion në katër sezonet e fundit.

Në fakt, skuadra spanjolle nuk është eliminuar asnjëherë nga Juvenetusi në Ligë të Kampionëve në të dy ndeshjet që nga koha kur kompeticoni ndryshoi duke kaluar në formatin aktual.

Madridi ka dominuar kur bëhet fjalë për takimet në finale, megjithëse dy nga trofetë që ata kanë fituar në 20 vitet e fundit kanë ardhur duke mposhtur kampionin italian në finale. Megjithatë, imazhi i Alvaro Moratas dhe bashkëlojtarëve të tij duke festuar pas mposhtjes së Iker Casillasit në ndeshjen e tij finale për klubin ende dhemb.

Pra, për çka do të luftojnë Juventusi dhe Reali? Duket të jetë skuadra e njëjtë e qetë që ka impresionuar kaq shumë gjatë viteve të fundit.

Ashtu si Madridi, ata kanë fitoren në ADN dhe kulturë në klubin e tyre dhe pa marrë parasysh sezonin apo njëmbëdhjetëshen startuese që kanë në fushë, shpirti i tyre është gjithmonë i njëjtë.

Leonardo Bonucci mund të mungojë në mbrojtjen e tyre, ashtu si Dani Alves që është larguar, por e gjithë pjesa tjetër janë thuajse grupi i njëjtë nga finalja e sezonit të kaluar në Cardiff.

Aty është Gianluigi Buffon, aty është Girgio Chiellini, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

Dy lojtarë të rëndësishëm, Miralem Pjanic dhe Medhi Benatia do të mungojnë në ndeshjen e parë për shkak të suspendimeve.

Është mirë për të vëzhguar nga afër gjithashtu Higuainin për shkak se lojtari do të rikthehet për herë të parë në Santiago Bernabeu qysh pas largimit dhe do të jetë i vendosur për të shfaqur se tani është më i mirë se më parë./arbresh.info/

Takimet e mëparshme ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit:

 

  • Champions League Final 2016-17 Real Madrid 4 – 1 Juventus
  • Champions League 1/2 2014-15 Real Madrid 1 – 1 Juventus
  • Champions League 1/2 2014-15 Juventus 2 – 1 Real Madrid
  • Champions League Group 2003-14 Juventus 2 – 2 Real Madrid
  • Champions League Group 2003-14 Real Madrid 2 – 1 Juventus
  • Champions League Group 2008-09 Real Madrid 0 – 2 Juventus
  • Champions League Group 2008-09 Juventus 2 – 1 Real Madrid
  • Champions League 1/8 2004-05 Juventus 2 – 0 Real Madrid
  • Champions league 1/8 2004-05 Real Madrid 1 – 0 Juventus
  • Champions League 1/2 2002-03 Juventus 3 – 1 Real Madrid
  • Champions League 1/2 2002-03 Real Madrid 2 – 1 Juventus
  • Champions League Final 1997-98 Real Madrid 1 – 0 Juventus
  • Champions League 1/4 1995-96 Juventus 2 – 0 Real Madrid
  • Champions League 1/4 1995-96 Real Madrid 1 – 0 Juventus
  • European Cup 1/8 1986-87 Juventus 1 – 0 Real Madrid
  • European Cup 1/8 1986-87 Real Madrid 1 – 0 Juventus
  • European Cup 1/4 1961-62 Real Madrid 3 – 1 Juventus
  • European Cup 1/4 1961-62 Real Madrid 0 – 1 Juventus
  • European Cup 1/4 1961-62 Juventus 0 – 1 Real Madrid

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme