Juventus triumfon ndaj Genoa-s, rikthen diferencën në tabelë

23:39 | 30 Qershor 2020
Arbresh Info

Juventus ka arkëtuar tri pikë në udhëtim te Genoa, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Seria A.

“Zonja e Vjetër” dominojë tërë ndeshjen, ndërsa rezultati përfundimtar është 1 – 3, shkruan portali arbresh.info.

Gjatë pjesës së parë, “Bianconerët” provuan të shënonin sidomos Cristiano Ronaldo, por assesi nuk ia dolën.

Kurse, gjatë pjesës së dytë shënuan plotë tri herë në portën e Genoa-s.

I pari ishte Paulo Dybala në minutën e 50-të, ndryshojë shifrat duke shënuar gol të bukur pas pasimit të Juan Cuadrado-s, ndërsa pas shtatë minutave ishte Ronaldo që me super gjuajtje nga 20 metra la në gjumë portierin kundërshtar.

Ndërsa, fitoren e vulosi Douglas Costa në minutën e 73-të më një tjetër super gol, kurse golin e nderit për skuadrën e Genoa-s e shënojë Pinamonti në minutën e 76-të.

Pas kësaj fitore, Juventus-i vazhdon në pozitën e parë me 72 pikë, kurse Genoa renditët në pozitën e 17-të me 26 pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/todotradeo/status/1278079927510843393

https://twitter.com/Sky5Sports/status/1278079958729003010

https://twitter.com/lupainthenorth/status/1278078788555980801

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme