Juventus shënon fitore minimale ndaj Malmos, Chelsea dhe Zeniti përfundojn në “paqe”

20:42 | 8 Dhjetor 2021
KRG

Tashmë kanë përfunduar dy ndeshjet nga tetë, të cilat janë në kuadër të xhiros së gjashtë  në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Juventus ka shënuar fitore minimale ndaj Malmo FF, ku golin e vetëm  të ndeshjes e ka shënuar  Moise Kean.

Ndërsa Chelsea dhe Zenit  kanë përfunduar ndeshjen në paqe me rezultat 3-3.

Në grupin H, “Zonja e Vjetër” mbetet lider e tabelës me 15 pikë, Chelsea në pozitën e dytë me 13 pikë, Zeniti në pozitën e tretë me 5 pikë dhe Malmo në pozitën e fundit me vetëm një pikë.

Juventus dhe Chelsea, janë dy skuadrat e natës së sotme të cilat kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve.

Lexo edhe:

Këto janë tetë skuadrat të cilat kanë siguruar kualifikimin tutje në Champions League

Ndërsa gjashtë skuadra të tjera pritën të kualifikohen  sot. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme