Juventus nuk është duke menduar ta shesë qendërmbrojtësin, Matthijs de Ligt.
Holandezi është i kërkuar nga Manchester United dhe Barcelona, por “Zonja e Vjetër” nuk mendon ta shesë, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona ka propozuar shkëmbimin mes Arthur e De Ligt, kurse United ka kërkuar që lojtari të jetë në marrëveshje për Paul Pogba, por të dy ofertat janë refuzuar nga “Bianconerët”.
Thuhet se paraqitjet e De Ligt kanë bindur bordin e Juventus-it se ai mund të jetë pasuesi i Giorgio Chiellini-t.
De Ligt gjatë këtij sezoni ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat dhe ka arritur të shënojë dy gola./arbresh.info.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë