Trajneri i Juventusit , Massimiliano Allegri pritet të zgjedhë një formacion 3-5-1-1 kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e sotme në Torino në Ligën e Kampionëve, ndërsa Christopher Gartier nuk pritet të bëjë shumë ndryshime nga formacioni më i mirë i mundshëm.
Zonja e Vjetër është eliminuar nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2013, por ka ende një shans për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës.
Ata kanë nevojë për më shumë pikë ose një golaverazh më të mirë se Maccabi Haifa, që pret Benficën sonte, pasi momentalisht të dyja skuadrat kanë nga tri pikë në grupin H.
Juventusi në këtë ndeshje vjen me mungesa të mëdha si Paul Pogba, Federico Chiesa, Angel Di Maria, Dusan Vlahovic, Leandro Paredes, Mattia De Sciglio, Gleison Bremer dhe Weston McKennie e Danilo të pezulluar.
Arek Milik pritet të startojë përpara në një formacion me sa duket në mbrojtje 3-5-1-1. Nicolo Fagioli, shënuesi i golit të fitores kundër Lecces, do të marrë një vend titullari së bashku me Manuel Locatelli dhe Adrien Rabiot, ndërsa Fabio Miretti do të startojë pas Milik.
PSG është pa Neymarin e suspenduar, ndërsa të lënduar janë Keylor Navas dhe Presnel Kimpembe.
Nga minuta e parë pritet të luajnë Lionel Messi, Kylian Mbappe, Sergio Ramos dhe Marco Verratti.
Formacionet e mundshme
Juventus (3-5-1-1): Szczesny; Gatti, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Miretti, Milik.
PSG (4-3-1-2): Donnarumma; Hakimi, Ramos, Marquinhos, Bernat; Vitinha, Ruiz, Verratti; Soler; Messi, Mbappe. /Telegrafi/
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...
Java kundër braktisjes së shkollës, Nagavci: Nismë e rëndësi...
Për nder të Ditës Botërore të Fëmijëve, Kurti merr pjesë në ...
Fillojnë punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Lu...
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin