Juventus ka ofruar shkëmbimin mes mesfushorit, Federico Bernardeschi dhe portierit të Milan-it, Gianluigi Donnarumma.
Dy klubet gjatë afatit të janarit ishin afër për të shkëmbyer dy lojtarët, Bernardeschi dhe Lucas Paqueta, por marrëveshja dështoi në momentin e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se koha e Bernardeschi-t në Torino ka përfunduar sepse nuk ka arritur të gjejë formën e duhur nën urdhrat e trajnerit, Maurizio Sarri.
“Rosonerët” janë në dijeni për talentin e ish lojtarit të Fiorentinës dhe kanë probleme me Donnarumma-n, të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit 2021.
Agjenti i italianit, Mino Raiola ka lidhje te mira me “Zonjën e Vjetër”, andaj është duke u munduar që ky shkëmbim të arrihet.
Donnarumma kërkohet edhe nga gjigantët e tjerë si Manchester United, PSG dhe Real Madrid./arbresh.info.
Termokosi shpërndan faturat këtë fundjavë
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...
NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Tok...
Emigrantët dalin nga qendra pritëse në Shëngjin – pritet të ...
Durrës, shkarkohen nga anija, kontejneret me mbetje të dyshu...
PDK’ja nesër mban konferencë për media