Goditje surprizë për merkaton e verës nga ana e Juventusit. Klubi bardhezi po përfiton maksimalisht nga fakti që Ousmane Dembele nuk ka rinovuar ende me Barcelonën dhe është gati ta transferojë në Torino me parametra zero.
Sulmuesi i talentuar francez ka një pagë mjaft të lartë dhe pavarësisht negociatave me drejtuesit e klubit katalan, vështirë se do të firmosë kontratën e re, ndaj menaxheri i tij, Moussa Sissoko ka nisur bisedimet me klube të tjera të interesuara.
Një ndër to është padyshim Juventusi, që siç raportojnë mediat spanjolle, ka arritur një marrëveshje paraprake me menaxherin e Dembele, ndërsa edhe vetë sulmuesi ka dhënë miratimin e tij për një kalim në Serinë A.
Megjithatë Dembele ka kërkuar që të presë fillimisht lëvizjen e Paris Saint Germain, pasi dëshira e tij më e madhe mbetet pikërisht rikthimi në kryeqytetin francez dhe në rast largimi të Kylian Mbappe, mund të ishte zëvendësuesi ideal.
Nëse nuk konkretizohet marrëveshja me PSG-në, atëherë opsioni i parë është pikërisht Juventusi, që mund të sigurojë një goditje të bujshme me parametra zero, për të përforcuar një repart që po vuan shumë sidomos që prej largimit të Cristiano Ronaldos.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...