Juventus do ta largojë nga skuadra mesfushorin, Federico Bernardeschi pasi do të zëvendësohet nga Dejan Kulusevski.
Sipas Sky Sport Italia, Bernanardeschi ishte afër për tu larguar edhe në afatin e janarit me Milan-in e interesuar, por nuk pranoi ngase kishte besimin se do jetë titullar te kampioni i Italisë, transmeton portali arbresh.info.
Italiani ka dështuar të hyjë në formacionin e trajnerit, Maurizio Sarri, derisa gjatë këtij sezoni ka luajtur në role të ndryshme në mesfushë, por nuk arriti të gjejë formën e duhur.
Bernardeschi i kushtoi Juventus-it plotë 40 milionë euro në verë të vitit 2017 nga Fioretina dhe këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në 23 paraqitje në të gjitha garat.
Zëvendësuesi i 26-vjeçarit, do jetë Kulusevski të cilin “Zonja e Vjetër” e transferoi në afatin e janarit, por e lejoi të qëndroi huazim te Parma deri në fund të sezonit, aty ku është në formë të shkëlqyer./arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...