Google ADS

Juventus nuk pranon që Arsenalin të huazojë Rabiot, mirëpo lejon huazimin Emre Can

11:46 | 26 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Juventus është i gatshëm të lejojë Arsenalin të huazojë mesfushorin Emre Can në afatin dimëror, mirëpo jo Adrien Rabiot.

“Topçinjtë” kërkojnë përforcime për trajnerin e ri Mikel Arteta, me shpresën që të hyjnë në top katër, pozita të cilët të dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e dy mesfushorëve Granit Xhaka dhe Lucas Torreira është në dyshime, gjë që ka bërë që klubi londinez të kërkojë mesfushorë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas The Times, Arteta dëshiron mesfushorin e Juves, Adrien Rabiot, mirëpo “Zonja e Vjetër” nuk ka pranuar që ky huazim të ndodh.

Në vendin e këtij të fundit, kampioni i Italisë është i gatshëm të sakrifikojnë ish-mesfushorin e Liverpool, Emre Can.

Gjermani iu bashkua Juventusit vitin e kaluar dhe bërë 37 paraqitje duke ndihmuar skuadrën të fitojë titullin e Seria A./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme