Juventus nuk ka arritur të fitojë me shumë se një pikë në udhëtim te Udinese.
Pavarësisht që ishin në epërsi të dyfishtë, “Zonja e Vjetër” barazoi në fund (2-2).
Pas vetëm tre minutave lojë, Paulo Dybala pranoi një top të shkëlqyer nga Bentacur dhe zhbllokoi rezultatin.
Argjentinasi kontribuoi edhe te goli i dytë, duke asistuar për mrekulli te Juan Cuadrado (23′).
Vendasit u këndellen në pjesën e dytë, fillimisht duke ngushtuar epërsinë përmes Pereyra (51′).
Ndërsa, gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Deulofeu barazoi rezultatin (83′).
Në këtë ndeshje, Cristiano Ronaldo hyri si zëvendësues në minutën e 60-të dhe kishte disa gjuajtje, por të pasuksesshme.
Në fund të ndeshjes, Ronaldo realizoi, por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Me këtë barazim, Juventus renditët në pozitën e shtatë me një pikë, derisa Udinese në të gjashtën me aq sosh./Lajmi.net/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...