Juventus ka nisur negociatat me sulmuesin e Valencia-s, Ferran Torres.
Torres është duke shijuar një super sezon me klubin spanjoll, derisa kontrata i skadon në verën e vitit 2021, transmeton portali arbresh.info.
20-vjeçari ka klauzolë të lirimit 100 milionë euro, ndërsa kjo vlerë mund të zvogëlohet shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Përformancat e mira në La Liga, ka bërë që Torres të kërkohet nga shumë skuadra të mëdha, si Barcelona dhe Real Madrid, mirëpo “Zonja e Vjetër” shihet si favorit, ndërsa thuhet se ka nisur negociatat.
“Bianconerët” janë duke kërkuar zëvendësuesin e Gonzalo Higuain-it dhe spanjolli shihet si pasuesi adekuat./arbresh.fino.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?